Një 41 vjeçar nga Podujeva gjen një shumë të parave në Han të Elezit dhe i dorëzon në Polici, kërkohet pronari i tyre
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Podujeva ka gjetur një shumë të parave afër një pike të karburantit në Han të Elezit dhe i ka dorëzuar në Polici. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që i ka gjetur është F.Rrahimi i moshës 41 vjeçare, shkruan lajmi.net. Policia ka thirrur pronarin/en që…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Podujeva ka gjetur një shumë të parave afër një pike të karburantit në Han të Elezit dhe i ka dorëzuar në Polici.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që i ka gjetur është F.Rrahimi i moshës 41 vjeçare, shkruan lajmi.net.
Policia ka thirrur pronarin/en që të shkoj ti marr paratë në Stacionin e Policisë.
“Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura Me datën 17.11.2024 rreth orës 16:15, qytetari F.Rrahimi i moshës 41 vjeçar nga Podujeva, në afërsi të një pikë karburanti në Han të Elezit ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato menjëherë i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Han të Elezit. Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Han të Elezit, nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin F.Rrahimi për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura, në stacionin e policisë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli. /Lajmi.net/