Pacolli-Pecit: Reagimi emocional i yti të jep përshtypjen se akuza është e vërtetë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar reagimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas raportimeve se i ka ndarë subvencione afro 100 mijë euro vëllait të deputetes Fitore Pacolli. Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se reagimet e tilla emocionale të japin përshtypjen se akuza është e vërtetë, shkruan lajmi.net. Ai merr…
Lajme
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar reagimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci pas raportimeve se i ka ndarë subvencione afro 100 mijë euro vëllait të deputetes Fitore Pacolli.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se reagimet e tilla emocionale të japin përshtypjen se akuza është e vërtetë, shkruan lajmi.net.
Ai merr shembull vetën, që siç thotë ai nuk reagoi pasi e quajtën agjent të Putinit dhe Vuçiqit.
“Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet, ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.
Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare, ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit. Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: