U rrahën mes vete- Zyrtari policor dhe qytetari përfundojnë në arrest
Janë arrestuar dhe u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh një zyrtari policor dhe një qytetari. Të njëjtët dyshohet të jenë rrahur mes vete. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor…
Lajme
Janë arrestuar dhe u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh një zyrtari policor dhe një qytetari.
Të njëjtët dyshohet të jenë rrahur mes vete.
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ).
Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.
Po ashtu, si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij./Lajmi.net