Shtetasit turk i vidhet çanta në Prishtinë, i marrin para, kartela e dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personit shtetas turk i është vjedhur çanta e dorës. Brenda çantës kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme. “Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte…

Lajme

16/11/2024 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personit shtetas turk i është vjedhur çanta e dorës.

Brenda çantës kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme.

“Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë  nga e cila kishin dalë  dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme” thuhet në raportin e policisë.

 Sipas Policisë, të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/