Inspektorati i Punës po kryen kontrolle në pompa të derivateve dhe qendra të masazhit

Inspektorati Qendror i Punës, nën mbikëqyrjen e kryeinspektorit Hekuran Nikçi bashkë me zv/ministrin e Ministrisë së Financave, Agon Doburna po realizojnë kontrolle në pompa të derivateve dhe qendra të masayhit. Sipas njoftimit të Inspektoratit, nga këto kontrolle janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jasht orarit të rregullt të…

Lajme

15/11/2024 23:34

Inspektorati Qendror i Punës, nën mbikëqyrjen e kryeinspektorit Hekuran Nikçi bashkë me zv/ministrin e Ministrisë së Financave, Agon Doburna po realizojnë kontrolle në pompa të derivateve dhe qendra të masayhit.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, nga këto kontrolle janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jasht orarit të rregullt të punës dhe orë të punës në vikende të pakompenzuara, ditë të pushimeve të pakompenzuara dhe shfrytëzuara si dhe punëtorë shtetas të huaj pa leje pune dhe leje qëndrimi në Kosovë.

”Rikujtojmë se Inspektorati Qendror i Punës për të mbikqyrur dhe mbrojtur të drejtat e punëtorëve ka intensifikuar kontrollet me ç’rast ka afro katërfishuar numrin e tyre”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Inspektoratit: