Prokuroria Speciale jep detaje për serbin e arrestuar në veri, i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it – Ndalohet për 48 orë

Prokuroria Speciale është deklaruar në lidhej me arrestimin e serbit të dyshuar për  për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan. Prokuroria theksoi se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot në regjionin e Mitrovicës është arrestuar i dyshuari M.D. “Prokuroria Speciale informon se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore…

Lajme

15/11/2024 15:41

Prokuroria Speciale është deklaruar në lidhej me arrestimin e serbit të dyshuar për  për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan.

Prokuroria theksoi se pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot në regjionin e Mitrovicës është arrestuar i dyshuari M.D.

“Prokuroria Speciale informon se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, sot në regjionin e Mitrovicës, ka arrestuar një person M.D, me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese” nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31 dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u tha se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore”.

Në këto trazira ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it.

“Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, u tha pak më parë nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/