Katër komisione sot pritet ta shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës pritet që sot ti mbaj disa mbledhje të komisioneve ku do të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, Komisioni për Arsim, Komisioni për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet do ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore sipas fushë…

Lajme

15/11/2024 08:49

Kuvendi i Kosovës pritet që sot ti mbaj disa mbledhje të komisioneve ku do të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, Komisioni për Arsim, Komisioni për Punë të Jashtme dhe ai për Buxhet do ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore sipas fushë veprimtarisë së tyre.

Derisa në një mbledhje tjetër gjatë ditës Komisioni për Buxhet do t’i votoj edhe disa raporte vjetore financiare të institucioneve.