PDK-ja kërkon hetimin e zyrtarëve të MPJD-së, sot dorëzon kërkesë në Prokurorinë Speciale
Partia Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale për menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo është bërë e ditur të enjten nga deputetja nga radhët e këtij subjekti politik, Ariana Musliu-Shoshi. “Nesër më…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale për menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kjo është bërë e ditur të enjten nga deputetja nga radhët e këtij subjekti politik, Ariana Musliu-Shoshi.
“Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Koha: 11:00 Vendi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.