Drejtoria e Arsimit merr vendim për ndalimin e doracakëve “Edukimi Seksual” në shkollat e Prishtinës

Pas zërave të shumtë kësaj jave për doracakun “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, ka njoftuar se ditëne sotme është marrë vendimi për ndalimin e përdorimit të këtyre doracakëve në shkolla. Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka bërë thirrje të…

Lajme

14/11/2024 17:54

Pas zërave të shumtë kësaj jave për doracakun “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, ka njoftuar se ditëne sotme është marrë vendimi për ndalimin e përdorimit të këtyre doracakëve në shkolla.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka bërë thirrje të gjitha komunave të marrin hapin e njëjtë dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

“Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës. I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!”, ka shkruar ajo në një njoftim të saj në Facebook.

Një vendim të tillë të ministrisë ajo e ka cilësuar si të paprecedentë e skandaloz.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, shkroi tutje Lushaku- Sadriu./Lajmi.net