Zv/ministri i Arsimit “fajin” për doracakët ia hedh LDK e PDK-së, edhe pse ato u publikuan vitin e kaluar
Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka reaguar në lidhje me çështjen e doracakut për lëndën e “Edukimi Seksual”. Ai në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo kurikulë ka filluar në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami duke bashkangjitur kështu edhe disa…
Lajme
Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka reaguar në lidhje me çështjen e doracakut për lëndën e “Edukimi Seksual”.
Ai në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo kurikulë ka filluar në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami duke bashkangjitur kështu edhe disa dokumente.
“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK).”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shtuar se ky doracak do të dërgohet për rishikim dhe përmirësim.
“Nga dhjetëra faqe edukative ka disa pjesë të tekstit të papërshtatshme. Jemi dakord, prandaj po e dërgojmë për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë” ka shkruar Kelmendi në Facebook./Lajmi.net/