I dyshuari për vrasjen në Klinë ishte 19 vjeçar, Policia jep detaje se çka u sekuestrua në vendngjarje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Klinë, ku tragjikisht humbën jetën dy të rinj. Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë. I dyshuari për vrasjen e rëndë është Jon Hoti, 19 vjeçar, që gjithashtu raportohet se është djali i ish-kandidatit për kryetar të…

Lajme

14/11/2024 10:43

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Klinë, ku tragjikisht humbën jetën dy të rinj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshimtë.

I dyshuari për vrasjen e rëndë është Jon Hoti, 19 vjeçar, që gjithashtu raportohet se është djali i ish-kandidatit për kryetar të Klinës në zgjedhjet e fundit Besim Hoti.

Sipas policisë, në vendngjarje është sekuestruar një Revole CANIK9x19 nr. serik: T6472-18BG17340, një karikator, katër fishek dhe tri gëzhoja.

Nga të shtënat me armë mbrëmë në qendër të Klinës vdiqën dy të rinj, Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Sipas informacioneve të deritanishme dyshja po qendronin brenda një kafiterie në Klinë, në momentin kur edhe filluan të shtënat me armë.

I dyshuari në këtë rast arriti që të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje.

Nga Prokuroria kanë njoftuar poashtu se do të intervistohen edhe persona të tjerë, për informacione shtesë.

Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).
                            Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Drejtoria Rajonale e Policash nё Pejё, Stacioni Policor Klinë, me datë 13.11.2024, rreth orës 17:17 minuta ёshtё njoftuar se në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal në Klinë ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty kanë kuptuar se dy (2) persona ishin të plagosur nga arma e zjarrit, për njërën nga viktimat mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen në vend ngjarje gjerë sa i lënduari tjetër është dërguar për në QMF në Klinë, e më pastaj është udhëzuar për në Spitalin Rajonal në Pejë. Mjeku kujdestarë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ka konstatuar se viktima është sjellur në Spital pa shenja jete. Në vend ngjarje janë sekuestrua:

– Një (1)1 Revole CANIK9x19 nr. serik: T6472-18BG17340

– Në ()1 karikator

– Katër (4) fishek

– Tri (3) gëzhoja

Trupat e pa jetë të viktima, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar për në IML.

I dyshuari J. H. është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë./Lajmi.net/