Punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe atë të Nefrologjisë, Kurti: Qytetarët s’do të kenë nevojë të udhëtojnë jashtë shtetit për t’u shëruar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputetë të ndryshëm kanë vizituar sot punimet që po bëhen në ndërtimin e klinikës së Hemato-Onkologjisë dhe në klinikën e Nefrologjisë. Me këtë rast Kurti tha se janë në këtë vend për një projekt shumë të rëndësishëm që lidhet me ndërtimin…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputetë të ndryshëm kanë vizituar sot punimet që po bëhen në ndërtimin e klinikës së Hemato-Onkologjisë dhe në klinikën e Nefrologjisë.
Me këtë rast Kurti tha se janë në këtë vend për një projekt shumë të rëndësishëm që lidhet me ndërtimin e këtyre klinikave.
“Ky projekt e ka vlerën totale prej 4.3 milionë euro, do të ofroj shërbime me standardet më të larta shëndetësore dhe për trajtimin e pacientëve në këto dy sëmundje të cilët tash do të fillojnë të trajtohen edhe në Republikën tonë. Qytetarët në vend se të shkojnë në spital për shërim, u duhet të mendojnë se me cilën avio-kiompani do të udhëtojnë jashtë vendit siç ka ndodhur për më shumë se dy dekada. Pra do të kemi qasje në shërbime të reja të cilët aktualisht s’janë të disponueshëm në vendin tonë. Ky është kapërcimi më i rëndësishëm që po bëhet në investime në shëndetësi.Siç morëm vesh do të ketë tri nivele ndërtesa, bodrumin, përdhesen dhe katin e parë”,tha ai, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se meqë rast Nefrologjia e zë hapësirën në përdhese, hemato-onkologjia në katin e parë dhe investimi ka sipërfaqen e përgjithshme prej 3 mijë e 760 metra katrorë.
“Synimi është që të përmbyllet për 24 muaj, që i bie se në vend të tri viteve të jetë vetëm dy vjet.Punimet janë në proces do të dëgjoheshim përndryshe çekiçat e punëtorëve, por po e shohin se janë mikrofonat dhe po e kanë njëfarë mirëkuptimi nga distanca siç po e shoh unë.Është me rëndësi të theksohet se në bodrum do të jenë disa zona kryesore, depo për materiale shpenzuese, diagnostikën, pijetoren dhe shërbimet e përbashkëta dhe korridorin lidhës për dializën. Zhvillimi, investimi bëhet me pacientin në qendër, është shërbimi i plazmaferezës që për herë të parë ofrohet në Kosovë e po angazhohemi të realizohet edhe biopsia e veshkës”, shtoi ai.
Kurti përgëzoi edhe QKUK-në edhe ShSKUK-në për këto ndërtime./Lajmi.net/