​Disa komisione sot do ta shqyrtojnë projektligjin mbi ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës për 14 nëntor ka paralajmëruar mbledhjen e 8 komisioneve. Sipas kalendarit nga ora 9:30 do të filloj mbledhjen Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese. Derisa në ora 10:00 do të filloj Intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë. Poashtu nga ora 9:30 do të mbahet Komisioni për Ekonomi,…

Lajme

14/11/2024 08:14

Kuvendi i Kosovës për 14 nëntor ka paralajmëruar mbledhjen e 8 komisioneve.

Sipas kalendarit nga ora 9:30 do të filloj mbledhjen Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese. Derisa në ora 10:00 do të filloj Intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë.

Poashtu nga ora 9:30 do të mbahet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku në rend dite ka shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, nga fushëveprimi i Komisionit.

Nga ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ku do të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, nё fushëveprimin e komisionit.

Në po këtë orë edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka paralajmëruar mbledhje ku do të shqyrtohet buxheti i ZKA-së, i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Legjislacion, si dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do ta shqyrtojnë këtë projektligj në fushat që janë në fushëveprim të tyre.