Një i vrarë dhe një i plagosur në Klinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se një person ka humbur jetën si pasojë e këtij incidenti tragjik, ndërsa…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se një person ka humbur jetën si pasojë e këtij incidenti tragjik, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
“Rreth ores 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Lajmi.net, ka kontaktuar dhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi i cili tha se nuk ka detaje të hollësishme.
“Dy prokurorë të Krimeve të Rënda janë duke dalë në vend të ngjarjes, për detaje më të hollësishme do të ju njoftojmë me kohë” tha Nikçi /Lajmi.net/