Një fëmije 11 vjeçar i largohet figura e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK
Një fëmije 11 vjeçar i është larguar një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK. Siç njofton SHSKUK, fëmija së pari ishte sjellë nga familjarët në QKUK, me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69. Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, është transferuar në sallën e Klinikës…

Lajme
Një fëmije 11 vjeçar i është larguar një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK.
Siç njofton SHSKUK, fëmija së pari ishte sjellë nga familjarët në QKUK, me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69.
“Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes. Ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj. Ekipi i Emergjencës në përbërje të Dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.