Therja me thikë e katër personave në Ferizaj, familjari i viktimave jep detaje
Një person i ka therur me thikë katër persona dje në tri rrugë të ndryshme në Ferizaj, dy prej viktimave ishin vajza të mitura ndërsa dy të tjerët ishin meshkuj të moshave madhore. Policia dje menjëherë ka arrestuar një person për rastin por që doli të jetë gabim, pasi që sot ai është liruar ndërsa…
Lajme
Një person i ka therur me thikë katër persona dje në tri rrugë të ndryshme në Ferizaj, dy prej viktimave ishin vajza të mitura ndërsa dy të tjerët ishin meshkuj të moshave madhore.
Policia dje menjëherë ka arrestuar një person për rastin por që doli të jetë gabim, pasi që sot ai është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është vetëdorëzuar në Polici.
Dy vajzat e mitura të cilat u therën ishin mysafire nga Podujeva në Ferizaj tek një familjar i tyre, i cili ka treguar për lajmi.net ngjarjen.
“Dy vajzat kanë qenë mysafire tek vëllai im. Dy vajzat nga Podujeva, kanë qenë mysafir tek vëllai jem, edhe ne vëllezërit jemi bashkë me një oborr edhe konsiderojmë se është familja, a po kupton brenda familjes ka qenë mysafir’. Para derës së shtëpisë domethënë, para derës së oborrit ka ndodhë. Ato vajzat kanë dalë për në shitore afër që e kemi në rreth edhe rruga është shumë e sigurt domethënë prej veturave se ato ecin skajeve të rrugës, edhe kthehen nga shitorja, ose nga furra nuk e di se ku kanë qenë, se ende janë të traumatizuara këto vajzat dhe nuk po dinë edhe me tregu se ku kanë qenë, por ajo është pak e rëndësishme, por në kthim tek dera atëherë i ka ther dikush nga mbrapa në shpinë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se 10 vjeçarja është ende në gjendje të rëndë por e ka tejkaluar rrezikun për jetë.
Në lidhje me të dyshuarin edhe familjari i dy prej viktimave ka thënë se dyshon që ai e ka bëre veprën, shkruan lajmi.net.
“Për besë unë i pash disa publikime dhe të personit se kush e ka bë këtë akt, por nuk flas për të sepse policia ende se ka konfirmuar se është i njëjti. Ai është vetëm i dyshuar edhe personin që e kanë publiku unë e njoh se jam qytetar i Ferizajit edhe e njoh por unë dyshoj për këtë person që e ka bë, ndoshta edhe e ka bë se nuk i dihet njeriut i duhet një moment me dal prej vetëvetes. Unë vetëm uroj që këto rastet të mos ndodhin kurrë, a po kupton? Është një rast i rëndë sidomos mysafirët kur të i ke edhe mysafirët e lëndum, është një gjendje shumë e rëndë në familje”, është shprehur ai.
Për më shumë, ndiqeni videon: