Gratë greviste të Kuvendit vazhdojnë grevën edhe pse kanë rënë temperaturat, thonë se nuk ndalen edhe kur të bie borë
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë filluar grevën që nga 16 shtatori i këtij viti dhe po e vazhdojnë ende atë. Ndonëse temperaturat kanë rënë, gratë greviste po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net. Me jakne të trasha e me këmbët e mbështjella me llastikë, gratë greviste nuk po zmbrapsen nga…
Lajme
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë filluar grevën që nga 16 shtatori i këtij viti dhe po e vazhdojnë ende atë.
Ndonëse temperaturat kanë rënë, gratë greviste po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Me jakne të trasha e me këmbët e mbështjella me llastikë, gratë greviste nuk po zmbrapsen nga kërkesa e tyre për rritje të pagave.
“Kam pas të premten që kaloj pak problem me tension, jam shku te mjeku e kam mat me ka dal pak nalt. Kam përdor terapi e tash pak jam më mirë. Unë vuaj edhe prej eshnave por qashtu kam dal deri në përfundim kur të na plotësojnë kërkesat ne këtu kemi me nejt. Edhe pse kam probleme shëndetësore, qështu kam me nejt une edhe krejt koleget e mia. Kjo e lehtë nuk është edhe për një të ri se jo për neve në moshë por ne kemi me nejt deri të na plotësohen kërkesat pa marrë parasysh a është mosha sepse temperaturave të ulëta kërkush nuk mund t’i përballoj”, ka thënë njëra nga grevistet për lajmi.net.
“Po po narthim shumë se këtu po e rrok edhe si përmajë por nuk do të dorëzohemi. Edhe aty brenda nuk e kemi pas fortë mirë, nxehtë e kemi pas por mirë se kemi pas se kemi pas kushte të vështira”, ka thënë një tjetër greviste.
Tash e pothuajse dy muaj, ende nuk është marrë asnjë vendim dhe siç thonë grevistet nuk kanë marrë asnjë përgjigje. /Lajmi.net/
Video: