Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026…

Lajme

22/09/2026 14:05

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të sigurimit, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet ne vendimin e Apelit të GJKKO.

‘Edhe për ankuesin Uljan Shpataraku u miratua ne Apel nga i njëjti trup gjykues masa e sigurimit e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendimin nr. 63, dt. 29.08.2026’, bën me dije gjykata.

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku kishin ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.