Disa raste të armëmbajtjeve pa leje, Policia jep detaje për konfiskimet

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit. Në njërin rast, Policia  konfiskoi një pistoletë me 14 fishekë dhe 23 fishekë të pushkës së gjuetisë. Ky rast u raportua në Dyz të Podujevës. Po ashtu armëmbajtje paleje pati edhe në Prishtinë, saktësisht tek rrethi i Ismetit.…

Lajme

11/11/2024 09:26

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit.

Në njërin rast, Policia  konfiskoi një pistoletë me 14 fishekë dhe 23 fishekë të pushkës së gjuetisë.

Ky rast u raportua në Dyz të Podujevës.

Po ashtu armëmbajtje paleje pati edhe në Prishtinë, saktësisht tek rrethi i Ismetit.

E një rast tjetër Policia e raportoi në Vushtrri, ku u sekuestruar një armë me gas dhe një karikator i zbrazët.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Dyz, Podujevë / 10.11.2024-13:00.Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën ndodhej edhe i dyshuari tjetër kosovar u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14-fishekë dhe 23-fishekë të pushkës së gjuetisë, për të cilat nuk posedonin leje. Me vendim të prokurorit, te dyshuarit pasi janë intervistuar, njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
  • Rrethi i Ismetit, Prishtinë 10.11.2024, 23:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET KRIMINALE

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Ajet Gërguri, Vushtrri 10.11.2024, 20:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gas dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/