Vuçiq telefonon Trumpin: Bisedë e përzemërt

Presidenti serb Aleksandar Vuciq, ka njoftuar se të dielën vonë ka biseduar me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Vuçiq përmes një postimi në Instagram tha se biseda ishte tejet e përzemërt. “Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë…

Lajme

11/11/2024 08:20

Presidenti serb Aleksandar Vuciq, ka njoftuar se të dielën vonë ka biseduar me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Vuçiq përmes një postimi në Instagram tha se biseda ishte tejet e përzemërt.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq.

Përpos kësaj, kreu i qeverisë serbe tha se ishte ndër të parët në rajon që e uroi Trump-in, për kthimin në Shtëpinë e Bardhë, madje derisa zgjedhjet s’ kishin përfunduar ende.

Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij, kishin vazhduar të mbanin raporte të mira me Richard Grenellin, emisarin special të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë udhëheqjes së presidentit Joe Biden./Lajmi.net/