Nga Ministria e Financave thonë se janë ekzekutuar, por lehonave nuk u dalin shtesat as pas dy javëve

Edhe pse parashihet si një nga vendimet më të mira të marra ndonjëherë, shtesat për lehonat dikujt nuk i dolën fare këtë muaj. Në redaksi të lajmi.net ka një numër të madh të grave kosovare të cilat kanë informuar se shtesat për lehonat nuk u kanë dalë fare. Edhe pse ato parashihet që në llogaritë…

Lajme

08/11/2024 08:58

Edhe pse parashihet si një nga vendimet më të mira të marra ndonjëherë, shtesat për lehonat dikujt nuk i dolën fare këtë muaj.

Në redaksi të lajmi.net ka një numër të madh të grave kosovare të cilat kanë informuar se shtesat për lehonat nuk u kanë dalë fare.

Edhe pse ato parashihet që në llogaritë e tyre bankare të jenë rreth datave 24-25, tanimë data shënon 11 nëntor dhe ato s’kanë pranuar shtesat për lehona.

Të njëjtat janë shprehur të shqetësuara në lidhje me këtë situatë.

“Pershendetje, po ju shkruaj lidhur me shtesat e lehonave qe merren 50% i pages mesatare. Nuk i kemi pranuar ende per muajin tetor. Zakonisht del me date 24-25. Ju lutem a mund te beni lajm pasi qe nuk ka kurfar lajmerimi rreth kesaj qeshtjeje”.

“Shtesat per Lehona qe ju takojn 50% e pages mesatare nga qeveria per muaji 7,8 dhe 9 gjate pushimit nuk ka dal ende. Zakonisht kan dal nga data 24-26 sot eshte date 5 ende nuk i kan qit as nuk asnje lajmërim”, ishin vetëm disa nga shkrimet e shumta në lidhje me këtë situatë të krijuar.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë ministrinë e Financave, por të njëjtit kanë deklaruar “kinse” shtesat për lehona janë deponuar.

“Sipas skemave, shtesat e fëmijëve, lehonat e pa punësuara si dhe lehonat e punësuara janë realizuar më 25.10.2024”,thuhet në përgjigjen e ministrisë së Financave.

Por edhe dy ditë pasi është marrë kjo përgjigje, në adresë të redaksisë kanë ardhur ankesa të njëjta.

Që do të thotë nga Ministria kanë deklaruar se këto shtesa janë dalë, por në fakt ato nuk janë pranuar nga shumë gra të Kosovës, të cilët janë në periudhën e lehonisë pas lindjes së fëmijëve.

Të njëjtat kanë kontaktuar edhe bankat përkatëse për të parë nëse problemi qëndron aty, por se sipas tyre problemi qëndron të mos ekzekutimi i këtyre parave.

Duhet theksuar se probleme së fundi pati më tepër në shtesat për fëmijë, se sa në ato për lehona.

Në shtesat për fëmijë telashe pati pasi Ministria e Financave pati kërkuar të dhëna shtesë për konfirmimin se këta fëmijë kanë lindur dhe po rriten në Kosovë.

Kësisoj prindërve të shumtë iu desh të rikonformojnë këto të dhëna, në mënyrë që të vazhdojnë të marrin shtesat për fëmijë.

Por sa i përket shtesave për lehoni nuk është se ka pasur ndonjë njoftim për ndryshime të mundshme.

Ndryshe sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të cilat figurojnë si të papuna në ATK, do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. /Lajmi.net/