Kurti nesër takon mërgatën në Oslo

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00. Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. “Nesër, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të…

Lajme

07/11/2024 23:31

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00.

Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Nesër, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji.  Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”.

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.