Ismet Beqiri kandidat i LDK-së- por jo për Prishtinën, por për Kuvendin e Kosovës
Ish-kryetar i Prishtinës e deputet i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Ismet Beqiri nga LDK nominohet sërish nga partia ku bën pjesë. Megjithatë, jo për Prishtinën, ai nominohet për postin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Beqiri këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi në Facebook. “Me përulësi dhe mirënjohje të thellë…
Lajme
Ish-kryetar i Prishtinës e deputet i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Ismet Beqiri nga LDK nominohet sërish nga partia ku bën pjesë.
Megjithatë, jo për Prishtinën, ai nominohet për postin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Beqiri këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi në Facebook.
“Me përulësi dhe mirënjohje të thellë ju drejtohem si i nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.
Beqiri madje u zotua që do të mbetet i përkushtuar për shqetësimet e qytetarëve, dhe se do të jetë i angazhuar që zëri i LDK-së të vazhdojë të jetë i fuqishëm për çështjet që kanë më shumë rëndësi për votuesit.
“Angazhimi im ka qenë dhe mbetet që zëri i LDK-së të vazhdojë të jetë i fuqishëm për çështjet që kanë më shumë rëndësi për ju, votuesit tanë”, u shpreh ai./Lajmi.net