Haradinaj i referohet Qeverisë Kurti si “e mjerë”: E futi Kosovën nën sanksione, nuk arriti të ruajë marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti, qeveri të mjerë. Kështu ai iu referua për shkak se sipas tij, Kurti nuk arriti të ruajë marrëdhëniet me aq mund të krijuara me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. ‘’E mjerë është…

Lajme

07/11/2024 19:27

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti, qeveri të mjerë.

Kështu ai iu referua për shkak se sipas tij, Kurti nuk arriti të ruajë marrëdhëniet me aq mund të krijuara me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato.

‘’E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve’’, ka thënë Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se busulla e politikës së Jashtme për Kosovën është Shtëpia e Bardhë.

‘’Misionet diplomatike të Kosovës në botë janë për të krijuar ura bashkëpunimi, jo për t’i shkatërruar ato e për t’u bërë servis i propagandës së partisë në pushtet.Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme’’, ka thënë Haradinaj.

Kosova kurrë më nuk do të sanksionohet e as izolohet, kosova do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet, ka shtuar ai./Lajmi.net