”Rasti Dehari”, Gashi insiston: Është vrarë për arsye 100 për qind politike
Avokati Tomë Gashi ka folur në lidhje me rastin e Astrit Deharit ku ka thënë se ai është vrarë për arsye 100 për qind politike. Ai këto deklarata i bëri në emisionin “DPT te Fidani” “Duhet të themi që në prizmin tim ky është rasti më i dhimbshëm që ka ndodhur pas luftës në Kosovë,…
Lajme
Avokati Tomë Gashi ka folur në lidhje me rastin e Astrit Deharit ku ka thënë se ai është vrarë për arsye 100 për qind politike.
Ai këto deklarata i bëri në emisionin “DPT te Fidani”
“Duhet të themi që në prizmin tim ky është rasti më i dhimbshëm që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, pas përfundimit të luftës, është vrarë një djalë i ri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, arsyet kanë qenë 100 për qind politike”.
“Deri më tani i kemi pasur katër prokurorë të cilët e kanë pasur rastin, që e kanë bartur prej Prizrenit në Prishtinë, prej Prokurorisë Themelore në Prizren, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Disa prej tyre e kanë mbajtur rastin me vite të tëra”.
“Për Astrit Deharin nuk ka guxuar, asnjë prokurorë deri më tani, për tetë vjet me nxjerr një vendim që hetimet të drejtohen në zbulimin e vrasjes së Astrit Deharit. Këta kanë lejuar që 30 minuta pasi që e kanë vrarë Astrit Deharin, me ia dhënë kualifikimin si vetëvrasje”, është shprehur tutje ai.