Rukiqi: Rikthim spektakular i presidentit Trump
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka përcjellur me shumë kurreshtje për shkak të ndikimit politik që ka Amerika në botë por edhe në rrjedhën politike në rajon e vend. Ai ka thënë në proceset nëpër të cilat kalon Kosova, SHBA është “hisedare” e tyre. “Qoftë…
Lajme
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka përcjellur me shumë kurreshtje për shkak të ndikimit politik që ka Amerika në botë por edhe në rrjedhën politike në rajon e vend.
Ai ka thënë në proceset nëpër të cilat kalon Kosova, SHBA është “hisedare” e tyre.
“Qoftë në zhvillimin demokratik të vendit, përkrahjen e institucioneve…subjektivitetin ndërkombtar të vendit dhe ka qenë vendi bartës i procesit të shpalljes së pavarësisë…e pjesës së shtetëndërtimit… njohjet dhe thyerja e izolimit ndërkombtarë të vendit”, ka thënë Rukiqi.
Fitorja e Donald Trump sipas Rukiqit “Nëse e shikon prej përspektivës së Kosovës mund të duket befasi, nëse e shikon [në përsepktiven]amerikane fitorja e Trump ishte e pritur”, ka thënë ai.
“Ky është realiteti, është një rikthim spektakular i presidnetit Trump pas gjithë atyre sfidave”, ka thënë ai.
Fitorja e Trump sipas Rukiqit është refleksion i të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e fundit, përkatësisht qeverisjes të demokratëve në krye me presidentin Joe Biden.
Sa i përket Kosovës, Rukiqi ka thënë se në të kaluarën Kosova ka pasur relacione të mira qoftë me administratë republikane apo edhe me atë demokrate.
Ai ka shtuar se qeveria e udhëhequr nga Lëvizje Vetëvendosje nuk ka relacione të mira me administratën aktuale amerikane.
“Nuk mund ta themi të njëjtën për qeverinë që e kemi tani e cila ka thënë jo atëherë, po thot jo tani, është mësu me thanë jo, edhe jonë që e thot nuk e thotë si duhet dhe premtimet që i ka dhënë ndaj administratave amerikane nuk i ka mbajtë ndaj atyre zyrtarëve të paktë që janë marrë me çështjen e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Rukiqi në intervistë Dukagjn.