Plagoset një person në Drenoc, Policia në kërkim të të dyshuarit
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Drenoc të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se Policia është në kërkim të personit të dyshuar me inicialet L.B i cili është identifikuar, shkruan lajmi.net. “Sot rreth orës 15:00 policia…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Drenoc të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se Policia është në kërkim të personit të dyshuar me inicialet L.B i cili është identifikuar, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në fshatin Drenovc të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar L.B ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/