Krasniqi takon ambasadorin italian: Folëm për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin italian në Kosovë Antonello De Riu. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net. “Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin italian në Kosovë Antonello De Riu.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, shkruan lajmi.net.
“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: