Haradinaj në Rahovec, nderon disa prej heronjve që ranë më 6 nëntor të ’98-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe para pllakatës të vendosur për heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, të cilët ranë në luftën e fundit në Rahovec. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se heroizimi i tyre është…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe para pllakatës të vendosur për heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, të cilët ranë në luftën e fundit në Rahovec.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se heroizimi i tyre është drita jonë udhërrëfyese.
“Sakrifica e tyre sublime na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë”, shkroi Haradinaj.
Tutje ai u shpreh se i shoqëruar nga kryetari Smajl Latifi e shumë bashkëpunëtorë, nderuan guximin e tyre të pashembullt.
“Sot i shoqëruar nga kryetari Smajl Latifi e shumë bashkëpunëtorë, nderuam guximin e tyre të pashembullt që mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/