Hoti: Viti i katërt me radhë me humbje në investime kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ky ësht i katërti vit i humbur  me investime kapitale. Përmes një postimi në Facebook ai shprehet  se në periudhën  9 mujore  të investimeve kapitale  vetëm 36 % janë realizuar. “Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e…

Lajme

05/11/2024 11:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ky ësht i katërti vit i humbur  me investime kapitale.

Përmes një postimi në Facebook ai shprehet  se në periudhën  9 mujore  të investimeve kapitale  vetëm 36 % janë realizuar.

“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave. ” ka shkruar Hoti

Tutje,Hoti ka publikuar një tabelë me realizim shumë të ulët, si Ministria e Industrisë 4%; Ministria e Drejtësisë 4%; Ministria e Financave 7%; Ministria e Bujqësisë 7%; Ministria e Arsimit 16%; Ministria e Ekonomisë 16%; Ministria e Shëndetësisë 19%; Ministria e Brendshme 20% dhe Ministria e Kulturës 34%./Lajmi.net/