Operacioni “Kalaja”: Sekuestrohen rreth 100 kilogramë drogë në Pejë, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria e antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë kanë realizuar sot një operacion të koduar të quajtur “Kalaja”. Ky operacion është realizuar në një qender tregtare në rr. Magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar shtetas të RKS-së. “Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar…

Lajme

03/11/2024 19:26

Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria e antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë kanë realizuar sot një operacion të koduar të quajtur “Kalaja”.

Ky operacion është realizuar në një qender tregtare në rr. Magjistrale Pejë-Deçan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar shtetas të RKS-së.

“Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë. Policia e Kosovës, nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku poashtu është gjet një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike. Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale. Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme. Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Lajmi.net/ 
Postimi i plotë: