“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave
Me moton “Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan sot kundër veprimeve diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare. Ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë. Gjatë protestës pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese dhe shpopulluese serbe ndaj komunitetit shqiptar. “Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje…
Lajme
Me moton “Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan sot kundër veprimeve diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare.
Ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë.
Gjatë protestës pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese dhe shpopulluese serbe ndaj komunitetit shqiptar.
“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces”, u tha gjatë protestës.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në protestat e mbajtura, fillimisht në Bujanoc, e më pas në Preshevë, u bë thirrje për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, për lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.