Vdes infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti. Për vdekjen e saj ka shkruar dhe ShSKUK-ja, ku shpreh pikëllim të thellë për këtë lajm. E ndjera shërbeu për më shumë se 20 vjet si infermiere. “Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë…
Lajme
Ka ndërruar jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.
Për vdekjen e saj ka shkruar dhe ShSKUK-ja, ku shpreh pikëllim të thellë për këtë lajm.
E ndjera shërbeu për më shumë se 20 vjet si infermiere.
“Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve. ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ShSKUK-së.