Murati i reagon Abdixhikut për koeficientin 150 euro : “Humor i pashije”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se premtimet për koeficient 150 euro, nga ana e Abdixhikut, janë “humor i pashije”. Murati tregon se rritja e pagave mund të bëhet aq sa është e rritur ekonomia, jo më shumë, gjë të cilën e ka përcaktuar ligji.   “Fati e do që me qeverisjen tonë për…

Lajme

01/11/2024 17:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se premtimet për koeficient 150 euro, nga ana e Abdixhikut, janë “humor i pashije”.

Murati tregon se rritja e pagave mund të bëhet aq sa është e rritur ekonomia, jo më shumë, gjë të cilën e ka përcaktuar ligji.

 

“Fati e do që me qeverisjen tonë për këto 4 vite kemi pasur rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila na ka mundësuar që pagat t’i rrisim për 3 vite radhazi, prejse ka hyrë në fuqi ligji i pagave. Mirëpo fakti se ekonomistët e LDK-së po garojnë me ide e premtime sikurse ato të AAK-së, tregon se ku është katandisur kjo parti” deklaroi Murati.

Ai i rekomandoi Abdixhikut të konsultohet me Avdullah Hotin, i cili ka qenë ministër i financave në kohën kur neni 22/C që e rregullon këtë çështje, në kuadër të ligjti për financa publike, ishte miratuar.