Stresi vetdorëzohet në Polici, është duke u intervistuar
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është vetdorëzuar në stacionin policor të Pejës. Stresi është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetdorëzuar në polici së bashku me avokatin…
Lajme
Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është vetdorëzuar në stacionin policor të Pejës.
Stresi është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.
Reperi i njohur Stresi është shpallur në kërkim prej disa muajsh, pas raportimit për një sulm fizik që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, e ku i përfshirë theksohej të ketë qenë edhe ai.
Stresi tani është duke u intervistuarnga hetuesit përkatës në kuadër të Pejës.
Stresi kishte deklaruar disa herë se është i pafajshëm, anipse ngarkohet me një vepër mjaftë të rëndë.
Ndryshe nga burgu është liruar edhe Noizy, që raportohej se ishte i përfshirë në rrahjen që kishte ndodhur në këtë diskotekë./Lajmi.net/