Të pakënaqur me rritjen e “vogël” të koeficientit, Sindikalistët e shëndetësisë protestojnë më 14 nëntor
Një protestë është thirrur për 14 nëntor në ora 11:00 para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, nga Sindikata e Shëndetësisë. Kjo është bërë e ditur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Sipas FSShK-së kjo është vendosur në mbledhjen e rregullt të Kryesisë ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë…
Lajme
Një protestë është thirrur për 14 nëntor në ora 11:00 para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë, nga Sindikata e Shëndetësisë.
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Sipas FSShK-së kjo është vendosur në mbledhjen e rregullt të Kryesisë ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.
“Me këtë protestë,FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë,mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”,thuhet në njoftim, trasnmeton lajmi.net.
FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor./Lajmi.net/