U përfol shumë për sugjerimin e tij për lexim në kolona, Rama del me një reagim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u përfol shumë dy javët e fundit për shkak të një deklarate të dhënë në një intervistë kur u pyet për kolonat në Prishtinë. Ai në një pjesë të deklarimit, duke mos e bërë shumë tragjike pritjen në kolona, tha se mund të lexohet ndonjë libër. Ideja e Ramës për…

Lajme

01/11/2024 10:24

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u përfol shumë dy javët e fundit për shkak të një deklarate të dhënë në një intervistë kur u pyet për kolonat në Prishtinë.

Ai në një pjesë të deklarimit, duke mos e bërë shumë tragjike pritjen në kolona, tha se mund të lexohet ndonjë libër.

Ideja e Ramës për të lexuarit në veturë shkoj goxha virale, e besa edhe u ironizua me të.

Së fundi ai para pak minutash postoj një reagim të tij, duke thënë se mediumi nga ku rrodhi gjithë ky lëmsh i ka kërkuar falje.

“T7 kërkon falje dhe sqaron deklaratat që u përfolën kohët e fundit, të cilat nuk janë thënë nga unë ASNJËHERË!”

Duke e mohuar se ai personalisht ndonjëherë të ketë thënë se qytetarët duhet të lexojnë në kolona, ose ti lënë veturat e të ecin këmbë, i pari i Prishtinës uroj që raste të tilla më të mos përsëriten./Lajmi.net