Rezi i drejtohet Besfortit: “Ti je gej”, më pas thotë se gaboi termin

Besforti dhe Rezi janë përplasur edhe gjatë darkës së të nominuarve, sikur të mos mjaftonin polemikat e tyre të vazhdueshme. Ishte Rezi ai i cili gjatë diskutimit e sipër iu referua Besfortit me termin “gej”, pa ndonjë arsyetim të qartë. “Ti je gej. Ti je rrej”, i thoshte Rezi, Besfortit. Ai më pas, i reagoi…

ShowBiz

01/11/2024 09:06

Besforti dhe Rezi janë përplasur edhe gjatë darkës së të nominuarve, sikur të mos mjaftonin polemikat e tyre të vazhdueshme.

Ishte Rezi ai i cili gjatë diskutimit e sipër iu referua Besfortit me termin “gej”, pa ndonjë arsyetim të qartë.

“Ti je gej. Ti je rrej”, i thoshte Rezi, Besfortit.

Ai më pas, i reagoi me pyetjen: “Çka jam unë?”.

Megjithatë, në ato momente, ishte Rezi i cili potencoi se ishte ngatërruar dhe se nuk e kishte fjalën për termin “gej”.

“Nuk i thash gej, e kam ngatërruar”, shtoi ai.

Vlen të theksohet se sipas parametrave të sotme kulturore, nuk duhet që asnjëherë të pretendojmë orientimin seksual të dikujt, nëse personi nuk e ka deklaruar publikisht vetë.

Këto parametra bazohen sipas “cancel culture” (kultura e përjashtimit ose e bojkotimit), një praktikë e thirrjes publike të individëve apo organizatave për veprime ose deklarata që konsiderohen fyese.

Kjo kulturë ka shtrirë ndikimin e saj, kryesisht nga gjenerata Z.

YouTube player