FSShK paralajmëron protestë- Nuk pajtohen me propozimin e qeverisë për rritjen e përmendur të koeficientit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një protestë më 14 Nëntor 2024. Protesta parashihet të mbahet ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024,ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë. Me këtë protestë,…

Lajme

31/10/2024 16:50

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një protestë më 14 Nëntor 2024.

Protesta parashihet të mbahet ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024,ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.

Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mos nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.