Sinani: Raporti i BE-së për Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 për Serbinë është thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Sinani tha se në raport janë vënë në vëmendje disa çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në…

Lajme

31/10/2024 15:56

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 për Serbinë është thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të diskriminuar.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Sinani tha se në raport janë vënë në vëmendje disa çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Luginë.

“‘Pasivizimi’ i adresave dhe kontrolli i paqartë i statusit të rezidencës nga policia. Mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe polici”.

Sinani ka kërkuar tutje nga Serbia që të veprojë për të përmbushur detyrimet dhe të garantojë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës.

“Tekste të pakta shkollore dhe pamundësi për arsim në gjuhën amtare. Kërkojmë që Serbia të veprojë tani për të përmbushur këto detyrime dhe të garantojë të drejtat tona si qytetarë të barabartë”, ka thënë Sinani. /Lajmi.net/