Haradinaj për vendosjen e GPS-it në veturën e Vehbi Kajtazit: Aferat nuk shuhen me përgjues
Anëtari i kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vendosjen GPS-it në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi-it duke e quajtur si kanosje. Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se vendosja e mjetit në veturën e gazetarit dëshmon qëllimin negativ apo edhe kanosjen “Shteti nuk mbahet me…
Lajme
Anëtari i kryesisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vendosjen GPS-it në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi-it duke e quajtur si kanosje.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se vendosja e mjetit në veturën e gazetarit dëshmon qëllimin negativ apo edhe kanosjen
“Shteti nuk mbahet me persekutim dhe përgjim të gazetarëve apo pronarë të mediave që paguajnë taksa në këtë Republikë. Kushdo që ka vendos GPS në automjetin e gazetarit Vehbi Kajtazi, dëshmon qartë qëllimin negativ apo edhe kanosjen. Ky mjet përgjimi i lëvizjes e ka bazën monitoruese dikund, prandaj hetuesia duhet të vihet në lëvizje dhe ta zbardh këtë rast sa më parë.
Tutje ai shtoi aferat nuk shuhen me përgjues.
Aferat nuk shuhen me përgjues, do t’ju dalin edhe tjera shumë me të poshtra se sa ato që janë publikuar deri tash.”/Lajmi.net/