Tre persona u helmuan me amoniak nga shpërthimi në Podujevë, drejtori i Emergjencës flet për gjenden e tyre
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Podujevë. Tre persona dyshohet se janë helmuar me amoniak, pasi në një lokal pati shpërthim të një prej pajisjeve të kuzhinës. Të lënduarit në këtë rast janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në lidhje me gjendjen e tyre lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në QKUK,…
Lajme
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Podujevë.
Tre persona dyshohet se janë helmuar me amoniak, pasi në një lokal pati shpërthim të një prej pajisjeve të kuzhinës.
Të lënduarit në këtë rast janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Në lidhje me gjendjen e tyre lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla njoftoi se tre personat janë trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, ku më pas janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për vazhdim të trajtimit.
Tutje Syla tha se gjendja e tyre ka qenë stabile.
“Po janë trajtu në Qendrën emergjente mbrëmë, mandej i kemi transferuar në klinikën e pulmologjisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja ka qenë stabile”, tha Syla. /Lajmi.net/