Osmani me Maqedoncin vizitojnë ekspozitën me armatim inovativ në Katar, bashkë me ta edhe një “kallaballëk” zyrtarësh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrni e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë vizituar në Doha, Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo është bërë e ditur nga presidentja Osmani, përmes një publikimi në Facebook. Osmani ndau edhe disa fotografi nga kjo vizitë, transmeton lajmi.net. E në këto fotografi…

Lajme

31/10/2024 09:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrni e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë vizituar në Doha, Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar.

Kjo është bërë e ditur nga presidentja Osmani, përmes një publikimi në Facebook.

Osmani ndau edhe disa fotografi nga kjo vizitë, transmeton lajmi.net.

E në këto fotografi vërehet se ajo mori një numër të madh të zyrtarëve nga Presidenca me vete, ngjashëm si në shumë udhëtime të tjera.

Madje aty nuk mungoi as bashkëshorti, Prindon Sadriu.

“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja./Lajmi.net/