Bajrami: Qindra tenderë nuk i plotësojnë kushtet, KEK ka numrin më të madh të tyre
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se ka shumë tenderë që janë dhënë nga institucionet e që nuk i plotësojnë kushtet e parapara. Këto komente Bajrami i bëri në Pressing” të T7. “Po konsideroj që duke parë natyrën e tenderëve, sepse e kam listën e 2135 kontratave, e kemi tash…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se ka shumë tenderë që janë dhënë nga institucionet e që nuk i plotësojnë kushtet e parapara.
Këto komente Bajrami i bëri në Pressing” të T7.
“Po konsideroj që duke parë natyrën e tenderëve, sepse e kam listën e 2135 kontratave, e kemi tash të gjithë. Aty ka me qindra tendera të cilat nuk i plotësojnë kushtetet që janë të paracaktuara në nenin 35”, ka thënë Bajrami.
Ajo përmendi KEK’un, duke thënë se ka dhënë më së shumti tenderë njëburimorë.