Arrestohen dy persona për drogën e gjetur në gusht në një fshat të Klinës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të…

Lajme

30/10/2024 19:14

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, si rezultat i hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.
Tutje bëhet e ditur se të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personat e dyshuar, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha veprave kriminale, në veqanti luftë e pakompromis do të bëhet kundër personave dhe grupeve kriminale që janë të përfshirë në kultivim dhe abuzim me droga”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/