Zhbogar: Serbia të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjska
Ambasadori slloven në Nju Jork, Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në Banjska. Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit,…
Lajme
Ambasadori slloven në Nju Jork, Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në Banjska.
Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke dënuar retorikën ndezëse dhe lëvizjet e pakujdesshme.
“Rruga drejt paqes dhe bashkëjetesës nuk mund të bazohet në teorinë e lojës pa fitore apo fitoreve afatshkurtra. Progresi i tillë kërkon përkushtim dhe kompromis”, tha diplomati slloven.