Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë ndaj 3 personave për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre (3) personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që…

Lajme

30/10/2024 14:59

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre (3) personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I njëjti po ashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri të markës AK-47. 

I pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të KPRK-së.

Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të markës SIG 14.

Ndërsa, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide.