Konjufca kërkon nga deputetët e VV-së që të jenë më të vëmendshëm: Në seancë jeni për t’i miratuar këto projektligje

Pas tri javësh deputetët e pozitës sot janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, për një seancë të rregullt. Pas disa seancave të jashtëzakonshme ku refuzonin të merrnin pjesë, ata u kthyen sot por duke mos votuar shumë prej pikave të rendit të ditës. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje…

Lajme

30/10/2024 12:29

Pas tri javësh deputetët e pozitës sot janë kthyer në Kuvendin e Kosovës, për një seancë të rregullt.

Pas disa seancave të jashtëzakonshme ku refuzonin të merrnin pjesë, ata u kthyen sot por duke mos votuar shumë prej pikave të rendit të ditës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të jenë më të vëmendshëm gjatë seancës.

Kërkesa e tij erdhi gjatë miratimi të disa projektligjeve në Kuvend.

“Arsyeja përse kemi ardhur në seancë është për t’i miratuar këto projektligje”, ka deklaruar ai.

Puna legjislative e Kuvendit mbeti thuajse e bllokuar për disa javë radhazi, si shkak i refuzimit të pozitës që të merrnin pjesë në seanca.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës janë grumbulluar aq shumë, sa që vështirë do të mund t’i votojnë e trajtojnë të gjitha./Lajmi.net/