Policia kap 110 gramë kokainë në vlerë prej afro 10 mijë eurove në Graçanicë

Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Pas kontrollit të veturës janë…

Lajme

29/10/2024 22:20

Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).

Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

  1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  2. Një veturë,
  3. Para kesh 200 euro dhe
  4. Një telefon celular

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent  ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.