Trupi i pajetë që u gjet në rajonin e Pejës është i të riut që ditë më parë i vodhi babait armën zyrtare- Policia jep detaje për rastin e rëndë

Një 27 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Pejë. Viktima tani më emër i njohur, Laurant Podrimçaku i kishte vjedh armën babait të tij i cili ishte zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Siç njofton Policia e Kosovës, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs. /Lajmi.net/  Komunikata…

Lajme

29/10/2024 22:07

Një 27 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Pejë.

Viktima tani më emër i njohur, Laurant Podrimçaku i kishte vjedh armën babait të tij i cili ishte zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Siç njofton Policia e Kosovës, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs. /Lajmi.net/ 

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur  rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.